"PlayMemories Home"

Më poshtë jepen shembuj të funksioneve të disponueshme kur përdorni "PlayMemories Home".
  • Mund të importoni në kompjuter foto të shkrepura me kamerën.

  • Mund të luani foto të importuara në kompjuter.

  • Mund t'i ndani fotot me anë të "PlayMemories Online."


Me Windows disponohen edhe funksionet e mëposhtme.
  • Mund të shfaqni foto të ruajtura në kompjuter sipas datës së shkrepjes në ekranin e kalendarit.

  • Mund të modifikoni (prerje, ndryshim madhësie etj.) dhe të retushoni foto statike.

  • Mund të ngarkoni foto në një shërbim rrjeti. (Kërkohet lidhje me internetin.)

  • Për detaje të tjera, shihni ndihmën për "PlayMemories Home".